Shkurt.ch
Shpenzimet për shëndetësi: 10.000 franga për kokë banori
Studimi parasheh që shpenzimet për shëndetësi, për kokë banori, vitin e ardhshëm do të mbërrijnë në 10.000 franga për kokë banori
Shpenzimet për shëndetin, nër Zvicër do të kenë një ngritje edhe gjatë viteve në vijim. Kështu, sipas qendrës për kërkime konjunkturale KOF në kuadër të universitetit ETH të Cyrihut, parasheh një rritje vjetore prej 4 për qind, shkruan srf.ch. Dhe, shkaku kryesor për këtë rritje qëndron në faktin se popullata po bëhet gjithnjë më e moshuar, transmeton albinfo.ch.
Sipas studimit të KOF, kostoja është rritur para së gjithash në sferën ambulantore. Ndërsa, nga ana tjetër, kursimet e realizuara me uljen e çmimeve të medikamenteve do ta frenonin fare pak këtë rritje të përgjithshme çmimesh.
Studimi në fjalë parasheh që shpenzimet për shëndetësi, për kokë banori, vitin e ardhshëm do të mbërrijnë në 10.000 franga për kokë banori.
Një lëvizje kundër ngritjes së çmimeve për shërbimet shëndetësore e ka paralajmëruar një iniciativë popullore që po lancohet aktualisht në Gjenevë. Një grup i përbërë nga përfaqësues të partive të majta po kërkon që në të ardhmen, shpenzimet (premitë) për sigurimin shëndetësor të mos kalojnë 10 përqindëshin, transmeton albinfo.ch. Nga iniciativa do të përfitonin para së gjithash familjet e shtresës së mesme dhe pensionistët.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane Procesi i natyralizimit në Zvicër është mjaft i ngadaltë pasi kalon në dy nivele të qeverisjes...
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten
-
Mungesa e banesave në Cyrih dhe qiratë e larta nxisin trendin e ‘sublet’