Shqipëria

Shpërblime për festat e fundvitit

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka vendosur që për festat e fundvitit Forcat e Armatosura, FSHN-ja, forcat RENEA, por edhe familjet me ndihmë ekonomike dhe individët me aftësi të kufizuar të marrin shpërblime, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

 

Përfituesit për festa të fundvitit:

Bëhet fjalë për 2917 ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe 330 forca policore që do të marrin shpërblim;

298 Forca të armatosura, në shumën 14,900,000 lekë (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind lekë)

1 560 Forca të armatosura, në shumën 31,200,000 lekë (tridhjetë e një milion e dyqind mijë lekë)

1 059 Forca të armatosura, në shumën 10,590,000 lekë (dhjetë milion e pesëqind e nëntëdhjetë mijë lekë)

Shpërblimi i punonjësve të angazhuar në strukturat e Policisë së Shtetit do të bëhet në masën 20,000 lekë/punonjës, për 330 punonjës dhe konkretisht:

Për Repartin Special “Renea” dhe Repartet e FNSH-ve Tirane, Fier dhe Shkodër, 70 punonjës;

për drejtorinë vendore te policisë Fier, 60 punonjës;

për drejtorinë vendore te policisë Durrës, 30 punonjës;

për drejtorinë vendore te policisë  Tirane, 30 punonjës;

për drejtorinë vendore te policisë Vlore, 70 punonjës dhe,

për drejtorinë vendore te te Kufirit Migracionit Vlore dhe Repartin “Delta Force, 70 punonjës.