Shkurt.ch
Shpërthen bateria e iphonit në “Apple Store” të Cyrihut, tetë të lënduar
Njëri nga punonjësit ka pësuar djegie të lehtë në njërën dorë ndërsa shtatë persona tjerë kanë marrë trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes
Paraditen e sotme, pak pas orës 10 në shitoren e specializuar për prodhimet e Apple (Apple Store) në Bahnhofstrasse të Cyrihut ka shpërthyer tymi, njofton srf.ch. E alarmuar, policia e qytetit ka bërë një ndërhyrje të shpejtë duke evakuuar përkohësisht rreth 50 persona, punonjës të shitores dhe klientë që ndodheshin brenda.
Njëri nga punonjësit ka pësuar djegie të lehtë në njërën dorë ndërsa shtatë persona tjerë kanë marrë trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes, transmeton albinfo.ch.
Shkak për këtë aksident ka qenë shpërthimi i një baterie të iphonit, ndërsa policia është duke hetuar rreth shkakut që ka sjellë te mbinxehja e baterisë.
Bëhet fjalë për baterinë e një telefoni 6S Plus, që e kishte sjellë një klient për riparim.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën