Bota

Shpërthim gjatë fjalimit të presidentit të Zambabvesë

Mnangagwa: Shpërthimi një akt frikacak Presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa ka shpëtuar pa pësuar lëndime, pas shpërthimit të një bombe, në qytetin Bulawayo.

Televizioni shtetëror ka raportuar se presidenti nuk ka pësuar lëndime, por zëvendëspresidenti Kembo Mohadi ka pësuar një lëndim në këmbë.

Presidenti ishte duke marrë pjesë në një tubim partiak, përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 30 korrik, shkruan RTV 21, përcjell Albinfo.ch.

Mnangagwa e quajti shpërthimin e sotëm një “veprim frikacak”, që nuk do ta pengojë vendin të zhvillojë zgjedhje të lira dhe paqësore në muajin tjetër.

“Fushata deri më tani është zhvilluar në një mjedis të lirë dhe paqësor, dhe nuk do të lejojmë që ky veprim frikacak të gjendet në rrugën tonë, derisa ne i qasemi zgjedhjeve”, shkroi Mnangagwa në llogarinë e tij në Facebook.