Shqipëria

Shpërthim me tritol në oborrin e një polici në Fushë-Krujë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëm ë rreth orës 21:10 në një shtëpi të një pjesëtari të Policisë së Shqipërisë në Fushë-Krujë. Policia thotë se banesa është në pronësi të një Nazmi Demirxhiu, efektiv policie në burgje.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Ndërsa pranë shtëpisë së tij kanë mbërritur forca të shumta policie nga Tirana dhe Kruja. Policia ka thënë se ende nuk dihen motivet, por ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorëve.