Shkurt.ch

Shpërthimi i ujit ngujon në shpellë 8 pjesëtarë të një ekspedite

Grupi prej 8 personash, në mëngjesin e së shtunës, nën drejtimin e një speleologu të diplomuar kishte filluar ekspeditën dyditëshe në shpellën Hölloch

Tetë pjesëtarë të një ekspedite në shpellën Hölloch (kantoini Schwyz) në mëngjesin e sotëm janë befasuar nga një shpërthim uji. Për pasojë ata kanë mbetur të ngujuar në një strehë që i reziston ujit.

Njësitet shpëtimtare po punojnë për të depërtuar deri te personat e ngujuar, meshkuj të moshave 25 deri 55 vjeçare, njofton srf.ch.

Grupi prej 8 personash, në mëngjesin e së shtunës, nën drejtimin e një speleologu të diplomuar kishte filluar ekspeditën dyditëshe në shpellën Hölloch, transmeton albinfo.ch. Siç bën të ditur Policia e Kantonit Schwyz, ajo është në kontakt me pjesëtarët e ekspeditës dhe asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime.

“Hölloch” në Muotathal konsiderohet të ketë njërin ndër sistemet më të mëdha shpellore në botë. Shpeshherë ndodhë që vizitorët të ngujohen në këtë shpellë, më së shumti gjatë dimrit. Kjo për faktin se ata e zgjedhin këtë stinë pasi që është më e përshtashme për ta, falë uljes së nivelit të ujit.