Bota

Shpëtohen 500 refugjatë në Mesdhe

Ministria e Mbrojtjes e Spanjës njoftoi se në afërsi të bregdetit të Libisë janë shpëtuar 500 emigrantë, të cilët ishin nisur rrugës për Evropë. Në mesin e 494 njerëzve të shpëtuar, 18 ishin gra dhe tetë fëmijë.

Ministria e Mbrojtjes e Spanjës njoftoi se në afërsi të bregdetit të Libisë janë shpëtuar 500 emigrantë, të cilët ishin nisur rrugës për Evropë.

Në mesin e 494 njerëzve të shpëtuar, 18 ishin gra dhe tetë fëmijë.

Deklarata e sotme nga Ministria e Mbrojtjes thotë se u është ofruar ndihmë mjekësore dhe ushqim.

Rojat bregdetare spanjolle kanë nisur patrullimin në Mesdhe, si pjesë e operacioneve evropiane për të ndalur dhe shkatërruar mjetet që trafikantët i përdorin për t’i transferuar në mënyrë të paligjshme emigrantët.