Integrimi

Shpresa për qëndrim të familjes shqiptare

Familja shqiptare ishte e integruar dhe banorët vendës kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë familje. Komisioni në Dyseldorf është duke e shqyrtuar mundësinë që 15-vjeçarja dhe vëllezërit e saj të qëndrojnë në Gjermani, derisa të përfundon arsimimin

Për shkak se janë të integruar mirë dhe po vazhdojnë arsimimin një familje shqiptare mund të qëndrojë për një kohë në Gjermani. Kështu shkruan ‘wn.de’.

Babai, nëna dhe dy vëllezërit e vajzës shqiptare, Marjana fillimisht ishin urdhëruar të largohen nga Gjermani, pasi kishin qëndruar për një vit e gjysmë, përcjell albinfo.ch.

Shqipëria llogaritet vend i sigurt dhe të gjithë shqiptarët po dëbohen në vendlindjen e tyre.

Familja shqiptare ishte e integruar dhe banorët vendës kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë familje. Komisioni në Dyseldorf është duke e shqyrtuar mundësinë që 15-vjeçarja dhe vëllezërit e saj të qëndrojnë në Gjermani, derisa të përfundon arsimimin.

Ajo është duke vazhduar klasën e dhjetë në Burgsteinfurter Realschule, kurse punon si praktikante në spitalin “Marienhospital”.

Për të qëndruar përgjithmonë duket e pamundshme megjithatë po shqyrtohet mundësia që të paktën të qëndrojnë derisa të përfundojnë arsimin përkatës.