Shqipëria

Shqipëri: Çmimet e produkteve ushqimore, më të larta se në Itali e Greqi

Krahasuar me vendet e Evropës, Shqipëria renditet në pesë vendet me çmimet më të shtrenjta të produkteve ushqimore

Të dhënat e nxjerra nga INSTAT paraqesin fakte shqetësuese për Shqipërinë. Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria me çmimet e larta lë pas edhe Italinë e Greqinë.

Sipas të dhënave të INSTAT, të publikuara në raportin për indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit, rritja më e madhe e çmimeve prej 6,1 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,9 %.

Krahasuar me vendet e Evropës, Shqipëria renditet në 5 vendet me çmimet më të shtrenjta të produkteve ushqimore.

Sipas të dhënave, vendi ka çmime shumë herë më të shtrenjta në krahasim edhe me vendet e rajonit, si Italia apo Greqia. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit përfshin në përllogaritje shpenzimet e bëra brenda vendit nga familjet shqiptare, si dhe prej vizitorëve.