Kosova

Shqipëri, mbi 1 mijë e 400 aborte në vit, shumica e të abortuarve janë femra

Sipas njoftimit, 1400 aborte në vit për fetuse që janë vajza për një raport lindjeje 120 meshkuj me 100 femra

Statistikat e fundit e nxjerrin Shqipërinë një vend ku numri i aborteve tejkalon të gjitha parametrat, duke  konsideruar vendin ballkanik me disa vende aziatike.  Siç raportojnë mediet në Tiranë, abortet kryesisht i përkasin gjinisë femërore, pasi që shqiptarët kohën e fundit më shumë janë orientuar tek gjinia mashkullore. Sipas njoftimit, 1400 aborte në vit për fetuse që janë vajza për një raport lindjeje 120 meshkuj me 100 femra.

Zakoni i abortit për shkak të kërkimit të një fëmije mashkull nuk është zakon që haset vetëm në Shqipëri. India dhe Kina po ashtu e kanë të përhapur një praktikë të tillë, ndërkohë që gazeta “The Guardian” raporton se edhe në Armeni kjo prirje është shumë e lartë.

“Ne jemi vetëm 3 milionë banorë. Nuk kemi të drejtë për humbje të tilla. Kush do ta konsolidojë kombin armen? Nuk do të ketë nëna që të lindin më vazja”, shprehet për gazetën dr. Hrachya Khalafyan që drejton një qendër mjekësore në kryeqytetin Jerevan.

Armenia qëndron në vend të tretë në botë për përzgjedhjen seksuale të fëmijës pas Kinës dhe Azerbajxhanit dhe një gjë e tillë ndodh edhe pse në vitin 2016, kjo u shpall e paligjshme.

Raporti i pabalancuar mes femrave dhe meshkujve ilustrohet edhe në anektoda të ndryshme si p.sh ajo e kërcimit mes dy meshkujve në shkollë. Ja edhe logjika që qëndron pas kësaj çudie që vazhdon ende në kohën tonë: “Ushtarët tanë vriten përditë. Ne na duhen vajza që të riprodhojnë. Ne kemi nevojë për meshkuj që të mbrojnë kufijtë”, citohet Araxia Verdanyan.