Lajme
Shqipëri, më shumë vizitorë nga Evropa, Azia e SHBA-ja
Turistët nga Evropa Lindore dhe SHBA-ja këtë vit kanë zgjedhur si destinacion të pushimeve të tyre verore Shqipërinë.
Operatorë të agjencive turistike shprehen se janë të shumtë ata që ndryshe nga vitet e tjera, Shqipërinë e kanë parë si mundësi për të kaluar pushimet e tyre verore.
Besnik Vathi, operator turistik, thotë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se këtë vit Shqipërinë kanë filluar ta vizitojnë edhe hungarezë, madje turistë edhe nga Ukraina, të cilët po ndjekin për herë të parë intinerarin e fluturimeve charter, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa Shqipëria po kthehet në një destinacion për evropianët, shumë turistë nga vendet aziatike, Amerika, Kanadaja, apo Australia janë duke e parë Shqipërinë si një vend të ri për pushime.
Për të nxitur turizmin, qeveria shqiptare ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit nga vendet e Arabisë Saudite, Katarit, Omanit, Rusisë, Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, për periudhën 15 maj – 1 nëntor 2016.
E-Diaspora
-
Shqipja flitet më shumë në Cyrih, Winterthur, Bazel dhe St. Gallen Gjuha shqipe është njëra ndër gjuhët më të popullatizuara në Zvicër. Shqipja flitet veçanërisht gjerësisht në...
-
Nagavci: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë ka vlerë jashtëzakonisht të madhe
-
Gërvalla takon mërgatën në Stuttgart, i fton të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë
-
Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes
-
Bashkimi i shkollës shqipe në Zvicër, një lajm i mirë për të gjithë
Jeta në Zvicër
-
Studimi më i madh rreth kanabisit në Zvicër fillon në Cyrih Në kantonin e Cyrihut, 7500 njerëz do të marrin pjesë në një studim mbi përdorimin e...
-
A mund t’ia dilni pa pasur veturë në Zvicër?
-
Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes
-
Vdes në moshën 81-vjeçare Roger Pfund, ilustruesi i pasaportës zvicerane
-
Bashkimi i shkollës shqipe në Zvicër, një lajm i mirë për të gjithë