Shqipëria

Shqipëria, destinacion për muajin mars

Gjithashtu shkruhet për pasurinë e lartë që ka Shqipëria në turizmin kulturor dhe historik, diçka e cila nuk duhet t’i shpëtojë syrit të një turisti

Agjencia Britanike e Guidave e Turizmit e shikon Shqipërinë si një destinacion të rëndësishëm për të bërë turizëm elitar.

Sipas kësaj agjencie, arkeologët dhe artdashësit, udhëtarët dhe historianët, shijuesit e verës dhe vëzhguesit e zogjve, të gjithë do të marrin me vete kujtime të pashlyeshme nga një udhëtim në Shqipëri.

Në këtë shkrim, flitet për vendet e bukura që mund t’i vizitojnë në Shqipëri, duke filluar që nga malet e larta që sipas tyre janë streha e fundit për disa specie, vendndodhjen perfekte gjeografike të Shqipërisë për vëzhgimin e zogjve të ndryshëm, si dhe një sërë vendesh të tjera me rëndësi historike, përcjell albinfo.ch.

Gjithashtu shkruhet për pasurinë e lartë që ka Shqipëria në turizmin kulturor dhe historik, diçka e cila nuk duhet t’i shpëtojë syrit të një turisti, gjithashtu një vend të veçantë zinte dhe kuzhina vendase, ku shkruhet se “ushqim shumë i mirë peshku dhe vera lokale i japin kënaqësi atyre të dhënë pas gastronomisë”.