Kosova

Shqipëria dhe Kosova janë të orientuara drejt Perëndimit; tregohet rreziku turk

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan po i trajton muslimanët e rajonit si forcë për konceptet e tija imperiale, shkruan fillimisht konservatorja gjermane “Die Welt”.

Pasi tregon akuzat e qeverisë turke ndaj Perëndimit se kundrejt Grushtit të shtetit kanë qëndruar vetë ata ose sëpaku i janë gëzuar, e përditshmja gjermane shkruan se Erdogani po mundohet ti përdorë muslimanët e Ballkanit si figura shahu.

“Ai paraqitet si lojtar kundërshtar i Europës në rajon, duke nënkuptuar se është forcë stabilizuese. Ku Brukseli mund të pajtojë armiqësitë e vjetra mes serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve, krishterëve dhe muslimanëve, atëherë shfaqet Turqia dhe tregon padrejtësistë, rikujton imazhet e vjetra të armiqësive,” përcjell albinfo.ch.

Maksima e Erdoganit është: “ne duhet të jemi kudo, ku ishin paraardhësit tanë.”

Kosova dhe Shqipëria janë të orientuara drejt Perëndimit

Në Ballkan jetojnë 10 mijë turq, ndërsa rreth 7 milionë muslimanë. Pas luftërave ballkanike 1912-1913, miliona muslimanë u arratisën në Turqinë e sotshme. Pasardhësit e tyre kanë lidhje me rajonin edhe sot e kësaj dite. Shumë muslimanë në Ballkan kanë të afërm në Turqi.

Megjithatë, “të gjithë Kosova, Bosnja dhe Shqipëria kërkojnë të anëtarësohen në BE, e cila u ofron më shumë para dhe më shumë vizion për të ardhmen sesa Turqia”. Vetëm nëse një ditë zhvleftësohen perspektiva europiane, mund të jetë e rrezikshme.