Sport

Shqipëria e madhe triumfon ndaj Turqisë

Shqipëria ka shënuar një fitore të madhe, duke mundur Turqinë si mysafire me rezultat 3:2. Takimi miqësor u zhvillua në Antalia, shkruan albinfo.ch.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Armando Sadiku në minutën e 24-t, pas një aksioni të jashtëzakonshëm në krahun e djathtë, ku asistues ishte Odise Roshi. Sadiku shënoi nga afërsia.

https://vid.me/uWzBo

15 minuta më vonë, sërish në skenë, Roshi dhe Sadiku. Edhe kësaj radhe Roshi asistoi për Sadikun, i cili kësaj radhe shënoi me kokë.

https://vid.me/vKLxh

Dy minuta më pas Ledian Memushaj është ndëshkuar për herë të dytë me karton të verdhë dhe u detyrua të largohej nga fusha. Ndodhi kjo pra në minutën e 41-të.

https://vid.me/i9h59

Në pjesën e dytë turqit ngushtuan epërsinë në 2:1, por Shqipëria sërish sulmoi dhe shënoi me anë të Eros Grezdës. Një gol mjaft i bukur i tij.

https://vid.me/oNqiC

Ndodhi kjo në minutën e 55-të, kurse pesë minuta më vonë Turqia sërish shënoi për 2:3.

Deri në fund më nuk pati gola dhe Shqipëria shënoi fitore të madhe në Turqi me rezultat 3:2.

https://vid.me/Mfg4k