Sporti

Shqipëria emëron një grek si trajner të kombëtares në basketboll

Shqipëria ka emëruar Antonios Doukas si kryetrajner të kombëtares në basketboll.

Greku ka nënshkruar kontratën sot, ndërsa pritet të nisë me ndeshjet zyrtare në paraeliminatoret e Evropianit të vitit 2021, ku Shqipëria është në grup me Armeninë dhe Danimarkën.

Doukas, që është edhe trajner i Tiranës, thotë se detyra në klub nuk i pengon në atë të kombëtares.

“Jemi duke punuar për të bërë një përzgjedhje sa më të mirë, duke përfshirë edhe ata që luajnë jashtë vendit. Të jeni të bindur se do të bëjmë një ekip të fortë dhe do të bëjmë më të mirën për të fituar ndeshjen e parë ndaj Armenisë. Fakti që jam në krye të Tiranës është një shans më shumë për të drejtuar Kombëtaren dhe zgjedhur elementët e duhur për të”, u shpreh ai, transmeton Top-Channel, përcjell albinfo.ch.