CH-Ballkani

Shqipëria ia kthen mbrapsht 26 tonë mish pule Brazilit

26 tonë mish janë kthyer mbrapsht dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Shqipëri.

Dysohet se mishi kishte salmonela.

Lajmin e ka bërë të ditur Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. AKU ka sqaruar se mishi kishte ardhur nga Brazili. Nga ana tjetër, AKU ka theksuar se është në punë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e konsumatorëve shqiptarë për produktet që konsumojnë.

Sic raportojnë mediat në Tiranë, sasia e mishit u bllokua më datë 15 maj në portin e Durrësit dhe pasi është analizuar nga ana e ISUV, ka rezultuar se ka shumë ngarkesë të virusit të quajtur “Salmonela SPP”