Shqipëria

Shqipëria jep 100 mijë dollarë për Amerikën

Në mbledhjen e parë të qeverisë së Shqipërisë janë publikuar vendimet e Këshillit të Ministrave për një fond solidaritetit, bëjnë të ditura mediat shqiptare.

Qeveria e Shqipërisë do të ndihmojë të prekurit nga uragani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas shkatërrimit nga uraganet me fuqi shkatërruese që u përballen autoritetet amerikane, përcjell albinfo.ch.

Qeveria shqiptare jep 100 mijë dollarë fond solidariteti për dëmet nga uragani në shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Uragani “Irma” shkaktoi 40 viktima dhe dëme të konsiderueshme material dhe  miliona njerëz të tjerë  janë evakuuar nga autoritetet.