Sport

Shqipëria mbetet pa atletë në Kampionatin Botëror

Luiza Gega ka pësuar lëndim në këmbë gjatë përgatitjeve dhe ka ndjerë dhimbje të vazhdueshme

Atletja shqiptare, Luiza Gega, që sot në mbrëmje pritej të garonte në garat kualifikuese të 3000 metrave me pengesa, është lënduar dhe nuk është në gjendje të marrë pjesë.

Sipas “Top-Channelit”, Gega ka pësuar lëndim në këmbë gjatë përgatitjeve dhe ka ndjerë dhimbje të vazhdueshme. Si pasojë, është konfirmuar se riaftësimi i saj nuk mund të bëhet në kohë.

Gega ishte përfaqësuesja e vetme e Shqipërisë në Botërorin e Atletikës që po mbahet në Londër.