CH-Ballkani

Shqipëria, Mesdheu për t’u zbuluar

Plazhe të bukura, vende historike, çmime të lira dhe njerëz mikpritës. Të gjitha këto i gjeni në Shqipëri, një vend që duhet zbuluar në Mesdhe

 

Italianët vazhdojnë të shkruajnë për Shqipërinë dhe destinacionet e saj turistike. Njëra ndër to është edhe “tgcom24.mediaset.it’, që shkruan për bukuritë shqiptare, çmimet e lira dhe mikpritjen, përcjell albinfo.ch.

Shqipëria është sinonim me pushime me kosto të ulët. Në pjesën jugore është plazhi me kristale spektakolare. Nga Vlora në Sarandë ka plazhe e fshatra mjaft të bukura.

Saranda është një nga destiancionet më të preferuara, sidomos për të rinjtë “Qyteti i bardhë”, është i rrethuar nga kodra dhe përballë saj ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit.

Gjithashtu qyteti antik i Butrintit është një vend që ta vizitoni, kurse ka hyrë në UNESCO më 1992.

Në Sarandë ka mjaft plazhe të bukura si “Heaven Bech”, një parajsë e vogël, kurse vetëm 14 km më larg ndodhet Ksamili, me bukuri të jashtëzakonshme apo edhe ‘Syri i Kaltër’.

Vlora është një nga qytetet më të lashta të Shqipërisë, që ishte e pushuar nga serbët, turqit e venecianët. Plazhi i Jalit është një nga më të bukurit, kurse pak më larg ndodhet plazhi i Drimadhes. Mund të vendoseni në kamp dhe të shijoni bukuritë shqiptare.

Shpella e Piratëve gjithashtu është një vend shumë atraktiv për turistët, që dikur grabitqarët strehoheshin në këtë shpellë, kurse sot është atraksion për turistët.

tgcom24