Shqipëria

Shqipëria, mrekullia verore e Ballkanit

Në Evropë ka filluar zyrtarisht vera dhe temperaturat e larta do të bëjnë që profilet tuaja në median sociale të jenë shumë shpejt të mbushura me foto të pishinave të Santorinit, të fshatrave në majë të shkëmbinjve në Cinque Terre dhe të fushave të mbushura me livando të Provences. Por, nëse miqtë tuaj e ndjekin trendin, atëherë fotot mund të jenë nga mrekullitë e Ballkanit, shkruan revista neozelandeze “nzherald.co.nz”, përcjell “ATSH”.

Në një përshkrim që u bën mrekullive të Ballkanit një vend të rëndësishëm zë edhe rajoni i Alpeve të Shqipërisë.

Më e mira për udhëtimet në mal: Bjeshkët e Nemuna, Shqipëri apo Alpet Shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Alpet e Shqipërisë që ndodhen në pjesën veriperëndimore të vendit, duken kaq shumë të paarritshme, saqë banorët e zonës i quajnë Bjeshkët e Namuna. Por, eksploruesit kanë gjetur një kulturë antike dhe bukuri natyrore të pazbuluara, duke e bërë Shqipërinë një prej destinacioneve të reja më të kërkuara në listën e kompanisë prestigjioze për udhëtime “Exodus Travels”.