Shqipëria

Shqipëria, ndër 10 destinacionet turistike për francezët

Edhe një shkrim i mirë në prag të zezonit turistik ka ardhur për Shqipërinë.

Kësaj radhe revista francezes “Journal de Dimanche” e klasifikon Shqipërinë në 10 destinacionet kryesore të turistëve francezë këtë vit dhe e quan “rivalin e ri të Kroacisë”, përcjell albinfo.ch.

Në renditjen e vendeve turistike kjo revistë e ka renditur Shqipërinë si të tretën, ku flet për bukuritë që ofron reviera e bregdetit në Jug të Shqipërisë. Në top pesëshin janë edhe Tokio, Greqia e Tel-Avivi.