Lajme

Shqipëria në 17 panaire turistike më 2017

Shqipëria planifikon që të marr pjesë në panairet në Prishtinë apo në Beograd, por edhe në Lucern të Zvicrës, pastaj Paris, Madrid, Milano, Berlin, Londër e vende të tjera

Gjatë këtij vitit 2017, Shqipëria do të marrë pjesë në 15 panaire ndërkombëtare turistike, apo vetëm një më pak se në vitin 2016, raporton albinfo.ch.

Përveç atyre tradicionale, Shqipëria do të përfshijë pjesëmarrje në panaire që mbahen në Izrael, Japoni, Poloni, Spanjë e Ukrainë, bëjnë të ditur mediat shqiptare.

Së fundmi, Shqipëria është duke u prezantuar në Shtutgart të Gjermanisë, një panair që i drejtohet më shumë konsumatorëve dhe jo bizneseve, duke qenë se në të gjenë për të gjitha shijet si: reklamime nga industria e peshkimit, rulotëve, e golit etj.

Pjesëmarrja për herë të parë si partnerë në këtë panair i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 125 mijë euro. Në të marrin pjesë 2 052 subjekte nga 93 shtete.

Shqipëria planifikon që të marr pjesë në panairet në Prishtinë apo në Beograd, por edhe në Lucern të Zvicrës, pastaj Paris, Madrid, Milano, Berlin, Londër e vende të tjera.