CH-Ballkani

Shqipëria në Panairin e Turizmit në Holandë

Në fokus të veçantë janë kontaktet biznes-biznes dhe biznes-konsumator, mes Shqipërisë dhe Holandës

20170110213713358646

 

Shqipëria për herë të parë është pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në “Vakantiebeurs”, në Utreht të Holandës. Ky panair ka filluar më 10 janar dhe do të vazhdojë deri më 15, raporton albinfo.ch.

Qëllimi i këtij panairi është prezantimi i paketave turistike përballë turistëve, në një nga tregjet më të mëdha në botë që udhëtojnë jashtë vendit të tyre, siç është ai holandez (i pesti pas Gjermanisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës).

Në fokus të veçantë janë kontaktet biznes-biznes dhe biznes-konsumator, mes Shqipërisë dhe Holandës.

Gjatë ditëve të këtij panairi është parashikuar edhe një forum biznesi dhe takime me investitorë të ndryshëm, ku Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve AIDA, do të shpalosë potencialet për investime që ka Shqipëria, jo vetëm në fushën e turizmit, por edhe në sektorë të tjerë.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/shqiperia-ne-panairin-e-turizmit-ne-holande/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.