Shqipëria

Shqipëria: Një udhëtim mes kështjellave dhe peizazheve përrallore

Gazeta ndalet në një sërë atraksionesh turistike, si në Gjirokastër, qytetin e gurtë, trashëgimi e UNESCO-s, Beratin, por edhe në kalatë dhe muzetë e shumëta të Shqipërisë

Gazeta prestigjioze italiane “Corriere della Sera” ia ka kushtuar një artikull rreth vlerave e atraksioneve turistike të  Shqipërisë. Në këtë artikull gazeta ndalet në një sërë atraksionesh turistike, si në qytetin e gurtë, trashëgimi e UNESCO-s, Beratin, por edhe në kalatë dhe muzetë e shumëta të Shqipërisë.

Autori përshkruan kanionet e Osumit dhe pas tyre kalon në Gjirokastër. Për këtë ka shkruar edhe kryeministri Edi Rama, i cili uron një fundjavë të qetë për të gjithë shqiptarët.

“Me këtë artikull të medias italiane që përshkruan bukur dhe me mjeshtëri vlerat e jashtëzakonshme të atraksioneve të shumta turistike të vendit tonë, ju uroj një fundjavë të qetë”, ka shkruar kryeministri në Facebook.