Turizëm

Shqipëria një vend ideal për pushime edhe gjatë shtatorit

Bukuritë, çmimet e lira, vendet historike, janë disa nga arsyet për ta vizituar Shqipërinë edhe gjatë muajit shtator

Jo të gjithë preferojnë temperaturat e larta për të shkuar në pushime. Disa dëshirojnë kur ato fillojnë të ulen.

Për Shqipërinë është shkruar gjatë gjithë sezonit turistik se është një vend ideal për t’u vizituar, por, shkruhet edhe tani. Shqipëria shihet si një vend ideal për t’u vizituar edhe gjatë muajit shtator.

Kështu shkruan edhe “Culture Trip”, që ka bërë një listë me vendet më të mira për t’i vizituar e për të pushuar para Krishtlindjeve. Në mesin e shumë vendeve është edhe Shqipëria.

“Shqipëria është një destinacion i mirë për t’u vizituar, derisa çmimet janë shumë të arsyeshme. Një birrë kushton mesatarisht rreth një dollarë. Gjithashtu ka shumë operatorë me fluturime low-cost, dhe është shumë e lehtë të vizitosh. Gjithashtu ka edhe vende historike, si qyteti i Beratit apo Tiranës”, shkruhet për Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.

Vendet tjera të rekomanduara janë: La Palma-Ishujt Canary, Meksiko City-Meksikë, Sofja-Bullgari, Kartagjena-Kolumbi, Tunizia, Manila-Filipine, Antalia-Turqi, Havana-Kubë.