Shqipëria përtej bregdetit
Shqipëria, pjesë e itinerareve turistike të MSC Cruise
Një ndër kompanitë më të mëdha në botë e krocierave, MSC, ka vendosur të përfshijë më në fund edhe Shqipërinë në destinacionet e saj turistike.
Bëhet fjalë për kompaninë e parë globale që përfshin në itineraret e saj Shqipërinë, transmeton albinfo.ch.
Mediat në Tiranë citojnë zëdhënësen e kësaj linje lundrimi, e cila ka thënë se duke nisur nga muaji prill i vitit 2017, MSC Cruises përfshin Sarandën në paketat e saj të udhëtimeve njëjavore.
Do të jetë krociera MSC Poesia, e cila do të niset nga Venecia dhe do të ketë 7 destinacione në shtatë ditë, mes tyre Barin në Itali, Katakolon në portin antik të Olimpit dhe Mikonos në Greqi, Dubrovniku në Kroaci dhe Saranda në Shqipëri.
Në Sarandë, krociera do të qëndrojë 8 orë, duke nisur nga mesdita.
Siç raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare, destinacionet turistike mjaft tërheqëse të Sarandës, si Syri i Kaltër apo parku i Butrintit, duket se kanë qenë një shtysë e mirë për MSC që të marrë këtë vendim.
Të tjera nga Shqipëria përtej bregdetit
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe