Shqipëria

Shqipëria pret rritje të turistëve për 10% këtë vit

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi, ka thënë se këtë vit presin që numri i turistëve që do të vizitojnë vendin të rritet për 10 për qind.

Ai theksoi se në zonën e Golemit dhe në gjithë zonën e Jugut ka një përmirësim cilësor për mbarëvajtjen e sezonit turistik, përcjell albinfo.ch.

“Shpresoj që numri i turistëve të shkojë deri te 20%-shi. Por kapacitet tona nuk janë të përgatitura për këtë bum turistik, ndonëse po bëhen të gjitha përpjekjet nga ana e bizneseve dhe strukturave përkatëse për të përballuar fluksin dhe interesin në rritje të turistëve për Shqipërinë”, ka thënë ai.