Sport

Shqipëria publikon listën kundër Zvicrës

Futbolliste nga Shqipëria, Kosova, Zvicra, Gjermania dhe Italia janë ftuar për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë

Ka nisur në Elbasan grumbullimi për ekipin kombëtar A të femrave në futboll.

Për ndeshjet zyrtare eliminatore kundër Zvicrës në Elbasan ditën e premte, dhe më pas me Bjellorusinë, trajneri i kësaj përfaqësuese Armir Grima ka shpallur listën për këto dy ndeshje, përcjell albinfo.ch.

Futbollistet më të mirë shqiptare do të mundohen të tregojnë paraqitje të mira në këto dy ndeshje.

Futbolliste nga Shqipëria, Kosova, Zvicra, Gjermania dhe Italia janë ftuar për këto dy përballje.

Qëndresa Krasniqi luan në Zvicër, derisa në pritje të pasaportës është mesfushorja Mimoza Hamiti. Për këto ndeshje është ftuar edhe sulmuesja e njohur, Saranda Hashani, por ajo është lënduar së fundi.