CH-Ballkani

Shqipëria rizgjidhet në këshillin ekzekutiv të UNESCO-s

Ajo do të ketë mundësi të vazhdojë të japë kontributin e saj në jetësimin e politikave zhvilluese në fushën e arsimit, kulturës, shkencës, komunikimit, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

Shqipëria u zgjodh për një mandat të dytë në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s, struktura më e lartë ekzekutive e organizatës, për periudhën 2017-2021. Shqipëria do të ketë mundësi të vazhdojë të japë kontributin e saj në jetësimin e politikave zhvilluese në fushën e arsimit, kulturës, shkencës, komunikimit, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Në një status në rrjete sociale e, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati theksoi gatishmërinë e Shqipërisë për të punuar ngushtë me vendet e tjera për të nxitur paqen dhe zhvillimin përmes kulturës, shkencës dhe komunikimit.

Gjatë katër viteve të ardhshëm Shqipëria do të thellojë bashkëpunimin e ngushtë me organizatën në një sërë fushash dhe do të vazhdojë të përkraë dhe nxisë planet dhe projektet e bashkëpunimit me vendet e tjera të rajonit tonë.