Sporti

Shqipëria U19 turpërohet në ndeshjen e fundit eliminatore

Kuqezinjtë u mposhtën 1 me 7 nga Norvegjia në “Selman Stërmasi të Tiranës

Grupmosha U19 e kombëtares shqiptare është turpëruar në ndeshjen e fundit eliminatore për Evropian.

Kuqezinjtë u mposhtën 1 me 7 nga Norvegjia në “Selman Stërmasi”.

Shqipëria arriti të realizojë e para në ndeshje duke shënuar përmes Klajdi Burbës në minutën e 12-të. Megjithatë, norvegjezët realizuan katër herë në pjesën e parë, ndërsa shtuan edhe tre gola tjerë në pjesën e dytë.

Shqipëria mbyll me tri humbje kualifikimet. Ajo u mposht edhe nga Mali i Zi e Ukraina.