Shqipëria

“Shqipëria, vendi ku ka lulëzuar kanabisi dhe krimi”

“Policia vazhdon të arrestojë fermerët e vegjël, hallkat më të dobëta në zinxhirin e drogës. Paratë e mëdha i fitojnë sipërmarrësit. Dhe ata nuk janë kapur

“Kultivimi dhe kontrabanda e kanabisit është një biznes miliard dollarësh për mafien shqiptare. Shqipëria është bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës në botë, favorizuar nga korrupsioni, drejtësia e dobët dhe varfëria e përhapur”.

Kështu e nis reportazhin për Shqipërinë një televizion gjerman  “br.de”. Ata i kanë kushtuar një shkrim të tërë zhvillimit të kanabisit në vend. Ndonëse lufta kundër kanabisit duket si një ofensivë e madhe, sipas reportazhit, jo të gjithë besojnë në seriozitetin e saj, pasi çdokush që tentoi të luftojë me zell kundër mafias së drogës, i krijoi shumë telashe vetes.

Në shkrim përmendet edhe fakti se sipërfaqet e mbjella me kanabis janë zvogëluar, por kjo vjen për faktin se magazinat janë plot.

“Policia vazhdon të arrestojë fermerët e vegjël, hallkat më të dobëta në zinxhirin e drogës. Paratë e mëdha i fitojnë sipërmarrësit. Dhe ata nuk janë kapur. Në fakt, shtrirja e plotë e tregut shqiptar të kanabisit nuk është e menaxhueshme”, raporton televizioni gjerman.