Sport

Shqiptarët bëjnë realitet ëndrrën e një ekipi dhe qyteti

Skuadra e Rapperswil-Jona me fitoren e fundit ndaj FC Zurich edhe zyrtarisht është inkuadruar në Ligën e Dytë apo Challenge League. Fitorja ndaj 2:0 ishte e vlefshme dhe pas ndeshjes shpërthyen edhe lotët, shkruan “Zürichsee-Zeitung”.

Në takimin e fundit që ishte shumë i rëndësishëm ishin rreth 1260 shikues, madje në mesin e tyre ishte edhe ylli i futbollit zviceran, Hakan Yakin, përcjell albinfo.ch.

Në radhët e Rapperswilit aktivizohen edhe shtatë futbollistë shqiptarë të cilët kanë dhënë kontribut të madh në këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Taulant Syla, Genc Krasniqi, Egzon Klokoqi, Enis Ramadani, Dardan Morina, Denis Simani dhe Egzon Shabani, por edhe menaxheri shqiptar Arben Gojanaj kanë dhënë ndihmë të madhe në këtë sukses.

Menaxheri ishte shumë i kënaqur me inkuadrimin në Ligën e Dytë, si dhe me ndeshjet e mira që kanë treguar. I emocionuar ishte edhe presidenti Rocco Delli Colli, lojtarët, trajneri, tifozët dhe i tërë qyteti.

Rapperswil-Jona – FC Zürich 2 2:0 (0:0)

Grünfeld. 1240 Zuschauer. SR Bosnic. – Tore: 59. Salanovic 1:0. 78. Kubli 2:0.

Rapperswil-Jona: Ngongo; Elmer, Simani, Pecci, Güntensperger (90. Fischer); Jaggy, Rohrbach; Schwizer (27. Kubli), Shabani (84. Teixeira), Salanovic; Da Silva Chagas.

FC Zürich 2: Milosavljevic; Antoniazzi, Xhemajili, Dalvand, Jovanociv; Zoller (76. Kouamé), Domgjoni, Cirelli, Rexhepi; Salija, Sulejmani.