Sport
Shqiptarët drejt elitës së futbollit finlandez
Numri i futbollistëve shqiptarë që kanë luajtur në kampionatet e futbollit të Finlandës ka qenë gjithmonë i madh. Disa prej tyre kanë shfrytëzuar këto liga për tu afirmuar e pastaj për të kaluar në liga më të forta evropiane siç ishin vëllezërit Kuqi, vëllezërit Hetemaj etj. Aktualisht, në dy ligat finlandeze aktivizohen disa futbollistë shqiptarë. Disa të lindur dhe rritur në këtë shtet e disa që kanë ardhur në vitet e fundit nga Kosova e Shqipëria.
Në ekipin PK-35 Vantaa që garon në ligën e dytë finlandeze (Ykkonen) janë aktivë disa lojtarë shqiptarë: Ymer Xhaferi, Albet Kuqi, Daut Kuqi, Masar Omer dhe Altim Ademaj. Të prirë nga legjenda e futbollit finlandez Shefki Kuqi, i cili ka marrë timonin e klubit nga periferia e Helsinkit nga Janari i këtij viti, ata siguruan vendin e dytë në ligën Ykkonen. Kjo ju mundëson pjesëmarrjen në barazh ku për kundërshtar do të kenë ekipin që renditet i parafundit në elitën e futbollit finlandez.
Ky klub, në të cilin si ndihmëstrajner punon trajneri tjetër shqiptar Ilir Zeneli, edhe në vitet e fundit ishte ndër më të dalluarit në këtë ligë por kurrë nuk ishte aq afër si tani elitës së futbollit finlandez.
Me ardhjen e Kuqit në stolin e kuqezinjve të Vantaas dhe me disa përforcime kualitative, ekipi filloi sezonin mirë por nuk luajti aq konstant. Një seri fitoresh në javët e fundit ishte vendimtare që ata u renditën në vendin e dytë. Kontributin e tyre për këtë sukses dhanë edhe futbollistët shqiptarë, në radhë të parë 29 vjeçari Ymer Xhaferi. Ai luan në këtë klub qe katër vite e në të cilin erdhi pas aktivizimeve edhe në elitën e futbollit finlandez. Ish mesfushorit të Trepçës 89, Besës së Kavajës dhe Renovës, para ndeshjes së fundit kampionale ju dorëzua mirënjohja si lojtari më i mirë i ligës për muajin shtator.
Në dy takime që zhvillohen pas dy javësh, PK-35 Vantaa do të ketë rastin të kaloj në ligën e parë finlandeze, çka do të ishte sukses i madh në karrierën e re të trajnerit Kuqi si dhe bashkëkombësve të tij, te cilët pos Xhaferit, për herë të parë në karrierën e tyre do të ishin pjesë e elitës së futbollit finlandez.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Amnesty International kritikon Zvicrën Grupi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i cili merret me luftën në Ukrainë...
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten
-
Mungesa e banesave në Cyrih dhe qiratë e larta nxisin trendin e ‘sublet’
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër