Bota

Shqiptarët e diasporës mund të pajisen me certifikatë personale në 12 shtete

12 vende të botës do t’u mundësojnë shqiptarëve që jetojne në vende të ndryshe të marin certifikata personale dhe familjare.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një lajm të mirë për gjithë shqiptarët jashtë vendit.

Lajmi ka të bëjë me mundësinë që kanë tani shqiptarët që ndodhen përtej kufijve për të marrë një certifikatë personale apo familjare në vendet ku jetojnë, raportojnë mediat shqiptare, përcjell Albinfo.ch. 

Bëhet fjalë për 12 shtete ku ofrohet ky shërbim, ndërkohë që deri tani ka qenë vetëm Italia.

12  shtetet të cilat e orfojnë këtë shërbim janë: 

Austri-Vjenë, Bullgari- Sofje, Çeki- Pragë, Hungari- Budapest, Kosovë- Prishtinë, Kroaci- Zagreb, Japoni- Tokio, Mal i Zi- Podgoricë, Rumani- Bukuresht, Sllovaki- Bratislavë, 

Zvicër- Bern, Turqi- Ambasada Ankara dhe Konsullata Stamboll.