Sport

Shqiptarët e nisin me fitore

Burim Kukeli, Hekuran Kryeziu dhe Dren Feka e kanë nisur kampionatin zvicerane me fitore

Me fillimin e Superligës zvicerane edhe shumë futbollistë ishin në fushë, duke dëshmuar sesa të rëndësishëm janë për skuadrat e tyre, raporton albinfo.ch.

 

Burim Kukeli me Zurichun ka fituar derbin ndaj Grasshoppers në udhëtim me rezultat 2:0.

 

Kukeli luajti për 90 minuta në këtë sfidë, duke u ndëshkuar me karton të verdhë, derisa luajti si mbrojtës.

 

Me fitore e nisi edhe ish-ndihmëstrajneri i Kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani si trajner i Sionit. Tramezzani debutoi me fitore ndaj Thunit në udhëtim me rezultat 1:0.

 

Ndërkohë, futbollistët Hekuran Kryeziu dhe Dren Feka me ekipin e  Luzernit startuan me fitoren në Kampionatin e Zvicrës. Një fitore e vështirë e cila u arrit në minutën e 81-të, duke i falënderuar golit te Juriçit.

 

Feka luajti deri në minutën e 60-të, kurse Kryeziu për 90 minuta.