Sport

Shqiptarët e Premierligës

Granit Xhaka të mërkurën u zyrtarizua si futbollist i Arsenalit, derisa në Premierligë do të gjejë edhe disa futbollistë shqiptarë

 

 Premierliga është liga më atraktive në botë dhe më e pasura. Pronarët e huaj, shikuesit, të drejtat televizive, marketingu e shumëçka tjetër ka bërë që kjo ligë të jetë më e shikuara në botë, shkruan albinfo.ch.

Por, dita-ditës po vërshohet edhe me futbollistë shqiptarë. Së fundi është Granit Xhaka i cili nënshkroi për Arsenalin për rreth 45 milionë euro. Ai theu disa rekorde gjatë transferimit. Xhaka u dëshmua se është një top-lojtar, dhe shuma e derdhur për të tregon për cilësitë e tij.

Xhaka do të gjejë edhe disa futbollistë shqiptarë në këtë ligë, siç janë Xherdan Shaqiri, i cili luan në Stoke City e Valon Behrami në Watford. Për skuadrën e fundit luan edhe Almin Abdi, i lindur në Prizren.

Adnan Januzaj luan në Manchester United edhe pse po ka pak hapësira, derisa në Manchester City aktivizohet Bersant Celina, ylli i Përfaqësueses së Kosovës.

Edicionin e ardhshëm në Premierligë do të luajë edhe Shani Tarashaj, i cili ka zgjedhur të Përfaqësojë Zvicrën.