Integrimi
Shqiptarët, gjysma e të huajve në Greqi
Shqiptarët përbëjnë më shumë se gjysmën e emigrantëve të huaj në Greqi
Emigrimi i shqiptarëve shënon valën më të madhe të emigrimit në botë dhe në Evropë. “Greqia ka qenë për një kohë të gjatë ‘toka e premtuar’ e shqiptarëve të varfër.
Pas rënies të regjimit komunist të Enver Hoxhës në vitet ’90-a rreth 1.45 milionë shqiptarë emigruan në Greqi, sipas Bankës Botërore, duke shënuar kështu valën më të madhe të emigrimit në botë, po ashtu edhe më të madhen në Evropë, duke marrë parasysh numrin e popullsisë.
Shqipëria ka një popullsi prej rreth 3 milionë banorë, nga këta rreth gjysma e tyre emigruan në shtetin fqinj”. Kështu transmetojnë mediat shqiptare një shkrim të prestigjiozes gjermane “DW”, dedikuar Shqipërisë dhe emigracionit. Njëlloj si në Itali, periferitë e Athinës dhe të Selanikut ishin të tejmbushura me shqiptarë, pasi hotelet dhe restorantet në brigjet e ishujve grekë ofronin më shumë mundësi punësimi se ç’mund t’u ofronte vendi i tyre, Shqipëria. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në vitin 2010 në Greqi jetonin 677 mijë shqiptarë, të cilët përbënin çerekun e të gjithë emigrantëve në Greqi, e cila ka rreth 11 milionë banorë.
/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe