Shqipëria
Shqiptarët heqin dorë nga kriptomonedhat
Aktualisht një Bitcoin po këmbehet në nivelin 8000 dollarëve, me luhatje të herëpashershme. Të gjitha monedhat virtuale kanë pësuar rënie. Monedhat së bashku kanë një vlerë tregu prej 305 miliardë dollarësh
Kriptomonedhat duket se nuk janë në ditët e tyre më të mira. Luhatjet e mëdha në çmim dhe humbjet në vlerë duket se kanë bërë që “tregtarët” e kriptovalutave në Shqipëri të heqin dore prej tyre.
Në faqen “LocaBitcoin” tashmë ka mbetur vetëm një syresh, nga pesë që kanë qenë fillimisht.
Shitësi aktual i bitcoin në “localsbitcoin Albania” është “BtcExMtl”. Ai deklaron se ka mbi një mijë tregtime të konfirmuara, me 696 partnerë të ndryshëm. Blerja e parë është bërë para tre vitesh e tetë muajsh.
Shitësit e tjerë që më parë tregtonin bitcoin në Shqipëri, si Bitcoinremi’, ‘DragosWarrior’, ‘Nar75’ dhe ‘Excoins.me’ nuk figurojnë më online, shkruan ‘monitor’.
Çmimet e kriptomonedhave kanë rënë ndjeshëm në muajin e fundit, pasi arritën nivele të larta të këmbimit, deri në 18 mijë dollarë, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht një Bitcoin po këmbehet në nivelin 8000 dollarëve, me luhatje të herëpashershme. Të gjitha monedhat virtuale kanë pësuar rënie. Monedhat së bashku kanë një vlerë tregu prej 305 miliardë dollarësh.
Gjithashtu Banka e Shqipërisë dhe AMF, deklaruan se në Shqipëri nuk ka asnjë kompani të licencuar prej tyre.
Edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare informon se nuk ka pasur asnjë kompani të licencuar për tregtimin e Bitcoin në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf