CH-Ballkani

Shqiptarët, në tri lista zgjedhore në garën për Ulqinin

Komuna e Ulqinit është duke u përgatitur për zgjedhjet lokale që mbahen më 4 shkurt.

Në këtë komunë garojnë tetë parti dhe dy koalicione. Partitë politike shqiptare në këto zgjedhje janë rreshtuar në tri lista zgjedhore, përcjell albinfo.ch.

Zgjedhjet për komunën me shumicë shqiptare në Malin e Zi vlerësohen si tejet të rëndësishme.

Zgjedhjet priten të jenë të qeta dhe të zhvillohen në mënyrë demokratike, ashtu siç ka ndodhur deri më tani.