Lajme

Shqiptarët paguajnë nga 10 mijë funte për të shkuar në Angli

Shqiptarët kanë paguar secili nga dhjetë mijë funte për pilotin David Green, 54-vjeçar dhe bashkëpunëtorin e tij Edward Buckley, 46, të cilët besohet se ishin pjesë e një grupi të zgjeruar trafikantësh anglezë

 

Ditë më parë u arrestuan katër shqiptarë të cilët tentuan të shkojnë në Britani nga Franca me avion privat. Gjatë këtij aksioni ishte arrestuar edhe piloti anglez dhe bashkëpunëtorët e tij.

 

Por, duke hetuar rastin kanë dalë fakte të reja. Shqiptarët kanë paguar secili nga dhjetë mijë funte për pilotin David Green, 54-vjeçar dhe bashkëpunëtorin e tij Edward Buckley, 46, të cilët besohet se ishin pjesë e një grupi të zgjeruar trafikantësh anglezë, raporton “TCH”.

 

Ngjarja kishte ndodhur të martën, kur ata kishin tentuar të sillnin katër shqiptarë, një burrë, dy gra e një fëmijë nga një aeroport në afërsi të qytetit-port të Francës, Kale, por u kapën nga autoritetet franceze, përcjell albinfo.ch.

 

Ata kështu kishin organizuar të paktën pesë fluturime që nga muaji prill, ndërkohë që në aeroportin e përdorur ka pasur fluturime të tjera të regjistruara prej tyre.

 

Emigrantët shqiptarë, pasi u dërguan në spital për kujdes shëndetësor mësohet se janë zhdukur dhe policia është ende duke i kërkuar, si dhe duke hetuar rrugëtimin dhe personat e tjerë që lehtësuan trafikimin e tyre