Shqipëria

Shqiptarët presin me padurim për drejtësi

“Qeveria dhe opozita duhet të punojnë së bashku për të gjetur një zëvendësues të prokurorit të përgjithshëm dhe të dyja palët duhet t’i japin fund epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar”, ka thënë ambasadori i amerikan në Tiranë, Donald Lu, në një aktivitet të organizuar nga Avokati i Popullit, përcjell albinfo.ch.

“Shqiptarët presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë. Disa politikanë kanë thënë se ‘reforma në drejtësi ka vdekur’. Ajo nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e rëndësishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur.

Sistemi i vjetër i drejtësisë i mbronte njerëzit e shtetit me pasuri përmes korrupsionit dhe ndikimit politik. Sistemi i ri nuk mund të ketë një prokuror të përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Ky vend nuk mund të hyjë në BE nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Evropë”, ka thënë ai.