Sport

Shqiptarët “problemi” i Dybalas, Strakosha studioi penaltitë para ndeshjes

Pak ditë pasi Etrit Berisha priti penaltinë e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala, të njëjtën gjë e ka bërë edhe portieri tjetër shqiptar Thomas Strakosha.

Strakosha i Lazios priti në minutën e fundit penaltinë e argjentinasit duke ruajtur epërsinë dhe njëkohësisht tre pikët për Lazion. Pas takimit, Strakosha ka thënë se ishte i mërzitur për penaltinë, por e kishte studiuar Dybalan dhe gjuajtjet e tij nga pika e bardhë.

“Isha shumë i mërzitur kur fituan penaltinë, sepse ishte minuta e 94-të dhe Juve nuk meritoi barazimin. Me stafin kemi studiuar penaltitë e Dybalas dhe kemi kuptuar se duhet të kërcej në anën e djathtë. Kam folur edhe me babanë (ish-reprezentuesi i Shqipërisë Foto Strakosha) dhe në fund e pritëm penaltinë”, ka thënë Strakosha pas takimit.

Ai e ka vlerësuar këtë penalti si një ndër pesë pritjet më të mira në karrierën e vet.