Shqipëria përtej bregdetit
Shqiptarët, shumë mikpritës dhe mendjehapur
Të gjithë ata që ishin në Shqipëri, në secilën ditë të qëndrimit atje janë befasuar me nga një bukuri të këtij vendi
Një grup personash nga famullia St.Nikolaus, së bashku me mysafirë të tjerë, nën udhëheqjen e pastorit Gerd Baumann kishte qëndruar pak kohë më parë për dhjetë ditë në Shqipëri. Gjatë këtij qëndrimi, grupi kishte vizituar edhe Ohrin, ne Maqedoni, shkruan rp.online.de.
Shumica e pjesëmarrësve në këtë grup, lidhur me Shqipërinë më parë kishin dëgjuar gjëra si: «A mund të shkohet në Shqipëri» ose «A nuk është e rrezikshme të shkohet atje».
Por e vërteta është se të gjithë ata që ishin në Shqipëri, në secilën ditë të qëndrimit atje janë befasuar me nga një bukuri të këtij vendi, transmeton albinfo.ch. Shqipëria është kaq pak e njohur sepse gjatë kohës së regjimit komunist, ajo kishte qenë e shkëputur plotësisht nga bota.
Grupi ka vizituar shumë gërmime arkeologjike, ashtu si dhe kisha dhe manastire. Pejzazhet përrallore malore dhe plazhet e mrekullueshme në Adriatik të ftonin të kënaqeshe me to.
Lidhur me këtë, njohësi i Shqipërisë, Dr. Ludger Feldmann shkruan: «Shqiptarët janë një popull shumë mikpritës. Ndaj të huajve ata janë shumë mendjehapur dhe të gatshëm për të ndihmuar. Çdo i huaj mund të lëvizë lirshëm në këtë vend».
Të tjera nga Shqipëria përtej bregdetit
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?