Lajme

Shqiptarët zgjidhin konfliktin me thika, dy në gjendje të rëndë

Siç raportojnë mediet lokale të afërta me rastin, dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Chambéry, në Avenue des Landier të Francës

Tre shqiptarë raportohet se janë plagosur pas një zënke me thika në një qytete të Francës. Raportohet se ngjarja ka incidenti ka ndodhur pasditen e kësaj të hënë në qytetin Chambéry, në Avenue des Landier të Francës. Siç raportojnë mediet lokale të afërta me rastin, dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Lidhur me ngjarjen, efektivët kanë arrestuar dy persona që lëviznin me një makinë dhe një të tretë, i cili ndodhej nën mbikëqyrje policore, shkruan “Le Dauphiné Libéré”.  Identiteti i personave të plagosur dhe i të arrestuarve, nuk bëhet i ditur.