Integrimi
Shqiptari i dëbuar merr mbiemrin e gruas italiane me shpresë se nuk do të zbulohet, por…
Për më tepër, ai ka kërkuar një leje qëndrimi në Itali, si pjesëtar i ri i familjes dhe me këtë rast ka besuar se nuk do ta zbulohet identiteti i tij i mëparshëm
Një shqiptar që kishte jetuar në Itali, pasi që e kishin dëbuar, ishte martuar në Shqipëri me një italiane. Meqë e kishte marrë mbiemrin e saj, ai, mendimin se ka ndryshuar identitetin, kishte udhëtuar për në Itali, në Tirolin Jugor, shkruan tageszeitung.it. Por gjërat për shqiptarin 39 vjeçar kanë rezultuar krejtësisht ndryshe…
Dëbimi i mëparshëm nga Italia atij i ishte shqiptuar për shkak të veprës penale ushtrim të dhunës seksuale dhe mbi këtë bazë ai nuk kishte të drejtë kthimi në Itali për së paku dhjetë vitet e ardhshme.
Sidoqoftë, dhëndri i ri ka udhëtuar në Itali me dokumente të reja dhe me mbiemër të ri, atë të shtetases italiane, me të cilën ishte kurorëzuar, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, ai ka kërkuar një leje qëndrimi në Itali, si pjesëtar i ri i familjes dhe me këtë rast ka besuar se nuk do ta zbulohet identiteti i tij i mëparshëm.
Por, autoritetet e Kuesturës së Meranit ishin bërë kureshtarë kur kishin parë se banori i ri i këtij qyteti po vinte me një mbiemër shumë të përhapur në Meran. Pas kontrollimit pasues ata e gjetën identitetin e vërtetë të shqiptarit, përcjell albinfo.ch. Si rezultat, ai do të detyrohet të vuajë mbetjen e dënimit të mëhershëm me burg dhe në fund, të dëbohet sërish.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit