Uncategorized

Shqiptari i Gjermanisë i shënon Zvicrës

Arianit Ferati luan tek klubi Fortuna Dusseldorf, ku është huazuar nga klubi i Hamburgut. 19-vjeçari ka lindur në Gjermani, dhe ka prejardhje nga Kosova

 

Një tjetër futbollist shqiptar premton shumë për të ardhmen. Është ky Arianit Ferati, i cili luan për Gjermaninë U-20, shkruan albinfo.ch.

 

Ai madje shënoi golin e vetëm për Gjermaninë në humbje ndaj Zvicrës 2:1.

 

19-vjeçari ka lindur në Gjermani dhe ka prejardhje nga Kosova. Arianiti luan tek klubi Fortuna Dusseldorf, ku është huazuar nga klubi i Hamburgut.

 

Ai ka qenë pjesë e të gjitha kategorive të Gjermanisë, derisa luan në pozitën e mesfushorit.