Sport

Shqiptari i parë që po testohet në Real Madrid

Edi Kuka: “Jam shumë i lumtur që do të marr pjesë në prova te Real Madridi. I përshëndes të gjithë fëmijët e Kosovës dhe lojtarët e Madrid Soccer Academy. Jam shumë optimist”

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, por i lindur në Francë, Edi Kuka, i është nënshtruar provave me skuadrën e Real Madridit të dielën, shkruan albinfo.ch.

 

Ai ishte shumë i emocionuar që ishte në prova në një skuadër shumë të madhe si Real Madrid, që ka fituar 11 herë Ligën e Kampionëve.

 

“Jam shumë i lumtur që do të marr pjesë në prova te Real Madridi. I përshëndes të gjithë fëmijët e Kosovës dhe lojtarët e Madrid Soccer Academy. Jam shumë optimist”, është shprehur djaloshi nga Kosova.

 

Futbollisti 12-vjeçar i cili u përzgjodh si më i miri në Kosovë do t’i nënshtrohet provave për dy javë dhe më pas skuadra mbretërore do t’i kthejë përgjigje nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Evropës.