Integrimi

Shqiptari i qëlluar me 14 plumba, dënohet me 14 muaj ndalesë të vozitjes

Një shofer shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe, pasi po voziste në gjendje të dehur, shkruan “nottinghampost.com”.

Kastrati, 40-vjeçar është ndalur nga policia britanike, pasi po kthehej me miqtë pas një turneu të futbollit. Ai po voziste në gjendje të dehur. Pasi kreu testin u konstatua se ai kishte pirë alkool më shumë se që është e lejuar, kurse në makinë ndodheshin pesë persona, përcjell albinfo.ch.

40-vjeçari shqiptar është dënuar me 14 muaj ndalim të vozitjes, si dhe është dënuar me 120 funte.

Ai kishte shkuar në Britaninë e Madhe në vitin 2002, derisa Chris Wall, ka treguar për historinë e tij. “Ai ka pasur një përvojë të tmerrshme në Shqipëri, pasi 14 herë është qëlluar me plumba, kurse dy plumba ende janë në trupin e tij dhe nuk mund të hiqen. Kur ai së fundi ishte kthyer në Shqipëri, ishte me një shok, që u qëllua për vdekje, derisa një kushëri i tij ishte plagosur”, ka thënë Wall.

Megjithatë, nëse 40-vjeçari do të ndjek kursin për rreziqet e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur, dënimi i tij do të zbritet në 106 ditë