CH-Ballkani

Shqiptari kapet me 50 kg marihuanë në Itali 

Një shqiptar i cili jetonte në Itali, është arrestuar për transport të lëndëve narkotike.

Një i ri shqiptar, i cili drejtonte një furgon, me të cilin transportonte 50 kg marihuanë, është arrestuar nga policia italiane.

29-vjeçari shqiptar, Ervis Ismailaj, ishte ndalur nga policia, ndërsa u hetua pasi derisa merrej në pyetje ka treguar shenja të nervozizmit.

Mediat italiane raportojnë se u arrestua në flagrancë dhe akuzohet të jetë korrieri që ishte ngarkuar me detyrë të bënte transportin e drogës destinuar për tregun vendas, përcjell Albinfo.ch.

Policia italiane ka thënë se sasia e markotikëve e sekuestruar kapte shumën rreth 300 mijë euro.