E-Diaspora

Shqiptari nga Kosova eksporton produkte sllovene në Zvicër

Afaristi nga Kosova, Latif Thaçi, kishte hapur firmën në vitin 2009, ndërsa tani është bërë konkurrues me produktet sllovene jo vetëm për cilësi, por edhe për çmime shumë të volitshme në krahasim me produktet e njëjta në tregun zviceran

Raportet mes Kosovës dhe Sllovenisë gjithmonë kanë qenë të mira. Miqësinë me sllovenët po e tregojnë shqiptarët e Kosovës edhe jashtë vendit.

Afaristi Latif Thaçi ka forcuar lidhjet me sllovenët, duke promovuar produktet e tyre në Zvicër.

Ai me firmën “Elundes GmbH” në Spreitenbach, po i shet me krenari fasadat dhe izolimet sllovene, tashmë të njohura në tregun evropian, me emrin “Fragmat”.

Bëhet fjalë për izolime të shtëpive dhe ndërtesave nga themeli e deri në kulm.

“Është më shumë se një lidhje biznesi, por edhe interesi slloven për të depërtuar në tregun zviceran”, thotë për albinfo.ch tashmë përfaqësuesi zyrtar, Latif Thaçi.

Produkte me standard të lartë

“Të gjitha llojet e izolimeve, EPS, XPX, EPP, WDVS, sisteme fasadash të të gjitha versioneve, sistemi komplet i kulmeve, sistemi i ngrohjes për dysheme (Fussboden Heizung Systeme), izolime me të cilat kompletohet një shtëpi nga bazamenti deri në kulm. Bëhet fjalë për produkte të kualitetit të lartë me standarde evropiane”, flet me krenari për produktet sllovene shqiptari nga Kosova në Zvicër.

Të gjitha materialet janë të standardit të lartë, me norma EU/DIN/SIA.

Por, lidhjet me sllovenët nuk përfundojnë me kaq.

Ideja e Latif Thaçit dhe Hasan Kryeziut ishte që të sjellin edhe mobiliet sllovene në Zvicër. Për këtë ai ishte inspiruar nga puna dhe
përvoja 10-vjeçare që kishte me IKEA-n në Gjermani.

Ai tashmë ka realizuar këtë projekt dhe ka fituar ekskluzivitetin për eksport dhe po shetnë tregun zviceran. Kualiteti i kuzhinave dhe mobilieve sllovene krahasohet me ato «Pfister» të Zvicrës, tregon Thaçi, duke na i prezantuar në një kënd të sallonit në Spreitenbach.
Kuzhinat dhe mobiliet prodhohen në Slloveni, e Latif Thaçi thotë se janë mirëpritur edhe nga shqiptarët në Zvicër.

Klientët mund të porosisin të gjitha llojet e mobilieve për gjithë shtëpinë: kuzhina moderne me kualitet të lartë, dhoma gjumi, dhoma
pritjeje, dhoma për fëmijë. Në sallonin në Spreitenbach nuk duhet të presin, thotë Latifi. Ekipi i punëtorëve me përvojë me shumë kënaqësi u ndihmon për të hartuar planin e kuzhinës tuaj sipas dëshirës.

Shërbimet dhe përvoja e firmës, në mbështetje të klientëve

Firma  „Melundes“ ju sjell mobiliet e zgjedhura sipas dëshirës suaj deri në shtëpinë tuaj, kudo në Zvicër. Ekipi i “Melundes” është 100 % me ju dhe për ju.

Hasani thotë se transporti, por edhe montimi i mobilieve sllovene, disa prej të cilave tashmë janë të ekspozuara në sallonin në Spreitenbach, bëhet me shumë kujdes dhe përkushtim.

Klientët meritojnë kualitet dhe çmim të volitshëm dhe ne me kënaqësi u ofrojmë shërbime dhe eksperiencën tonë për mobiliet e shtëpive të tyre, shprehet Latifi.

Njëra nga degët më të zhvilluara të industrisë në Slloveni është ajo e përpunimit të drurit. Sllovenia prodhon me miliona metër kub dru në vit.

Më shumë për produktet sllovene në Zvicër:Fragmat – Elundes

Publireportazh